
Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës është rritur tani përtej 25,000 – duke përfshirë 21,848 njerëz që kanë vdekur në Turqi dhe 3,553 në Siri, raporton noa.al.
Koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, Martin Griffiths tha se numri i të vdekurve nga tërmeti ka të ngjarë të "më shumë se dyfishohet", duke shtuar se ai priste dhjetëra mijë vdekje të tjera.
Griffiths, i cili vizitoi provincën turke të Kahramanmaraş të shtunën, e përshkroi tërmetin si "ngjarja më e keqe në 100 vjet në këtë rajon" .
Të paktën 870,000 njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim në të dy vendet pas tërmetit.
Deri tani ka shkuar në 5.3 milionë numri i njerëzve të pastrehë vetëm në Siri, paralajmëroi OKB.
Përpjekjet e ndihmës dhe shpëtimit vazhdojnë, në ditën e gjashtë pas tragjedisë.
Të mbijetuarit po nxirren ende nga ndërtesat e shembura nga ekipet e shpëtimit ndërsa qeveria dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës punojnë për të strehuar të prekurit.
Gjithsej 92.700 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmetet.
Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.