Transmetuar më 11-02-2023, 18:40

GREQI- Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën disa ditë më parë pasi ankohej për dhimbje stomaku. Eleftherostypos  shkruan se 45 ditë më parë prindërit e kishin dërguar në urgjencë për dhimbje stomaku, por mjekët kishte pohuar se nuk ishte asgjë shqetësuese.

Por, për disa ditë me radhë dhimbja vazhdoi dhe e reja u transferua në spitalin e Athinës, ku diagnostikua me kancer. Në rishikimin që ajo bëri disa ditë më vonë, pamja e saj klinike ishte më e rëndë, pasi kanceri kishte avancuar dhe trajtimi nuk jepte shumë shpresë.