Transmetuar më 11-02-2023, 18:36

Itali- Ngjarje e rëndë në Itali. Një grua 48-vjeçare është gjetur e vrarë me armë zjarri brenda në makinën e saj. Në të njëjtin qytet, një tjetër grua është gjetur e plagosur rëndë, po ashtu e qëlluar me armë zjarri. Edhe pse stafi i 118 u përpoq ta mbante në jetë, sërish nuk ia doli.

Gruaja që vdiq në ‘Via Roma’ ishte 50 vjeç. Ajo u qëllua për vdekje në makinë, ku ndodhej edhe qeni i saj.

Salvatore ‘Turi’ La Motta, njeriu i dyshuar për vrasjen e dy grave në Riposto, në zonën e Catanias, u vetëvra me armë zjarri pranë një komisariati. Sipas asaj që mësohet, ai ka pasur një lidhje jashtëmartesore me viktimën e parë, gruan e vrarë në një makinë në breg të detit Pantano.

63-vjeçari edhe më parë për ka qenë i dënuar për krime në lidhje me mafian para viteve 2000./Ansa