Transmetuar më 11-02-2023, 15:38

Tiranë- Opozita zhvilloi sot protestën para Kryeministrisë.

Mijëra qytetarë mbushën bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit".

Protesta u përshëndet nga përfaqësues të Partisë Demokratike dhe figura të tjera.

Gjithashtu edhe nga Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në fund e mori fjalën lideri demokrat, Sali Berisha.

NOA/LSA ndoqën dinamikën e protestës, nga nisja para selisë së PD, Sheshi ‘Skënderbej’, para kryeministrisë, hedhjen e flakadanëve, marshimin drejt bashkisë, bunkerit, KQZ, selisë së PS etj.