
Tiranë- Pas protestës, ka reaguar kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha dhe kandidatin e PD Belind Këlliçi për protestën para godinës së Bashkisë së Tiranës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se:
“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik!
E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën”.
Gjatë ndalesës në institucionet kryesore, kryetari i PD-së, Sali Berisha u ndal edhe përpara Bashkisë së Tiranës ku akuzoi kryebashkiakun si të përfshirë në korrupsion me inceneratorët.
Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik!E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën! ✌
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 11, 2023