Transmetuar më 11-02-2023, 14:43

Ndonëse u bë e njohur nga program i dashurisë “Përputhen”, Efi Dhedhes e pati shpërthimin e saj në publik pas pjesëmarrjes në “Big Brother Vip”.

Pas Luizit, ajo ishte banorja e preferuar e shqiptarëve në këtë format. Disa ditë më parë Efi u eleminua nga “BBV”, pasi Dea e çoi në nominim së bashku me Luizin dhe Kiarën.

Përballë një historie dashurie që po zhvillohet në shtëpi, ishte Efi ajo që “u votua nga publiku” që të dilte.

Pas kësaj, bujë të madhe bëri një “thashethem” i nxjerrë nga ambientet e Top Channel-it, ku thuhet se Efi mund të zëvendësojë Borën në Për’puthen.

Nga konkurrente, në moderatore do të ishte një hap galopant për Dhedhes. Ndonëse në lidhje me këtë gjë nuk kanë reaguar as Bora as Efi, së fundmi dyshja janë shfaqur me njëra-tjetrën.

Vetë Zemani ka publikuar në Instagram një video ku duket me Efin, Olsën, Fatjon Kuqarin dhe pjesë të stafit të Për’puthen në ambientet e Top Channel.

Kujtojmë se që në daljen e saj të parë, Efi Dhedhes u krahasua me Bora Zemanin për ngjashmërinë fizike që kanë. Rrjeti asokohe “vloi” me komente të tipit: “Si motra”, “Identike”, “Si dy pika uji”, citon iconstyle.

Edhe vetë Efi më herët në lidhje me këtë është shprehur se ndjehet e lumtur që e krahasojnë me një femër të bukur si Bora Zemani.