Transmetuar më 11-02-2023, 13:17

Tiranë- Ka nisur me një minutë heshtje për viktimat tërmetit në Turqi dhe Siri protesta e opozitës në Tiranë.

Deputeti Aldo Bumçi ka kërkuar nga protestuesit që kanë mbushur Bulevardin të nderojnë dhe kujtojnë viktimat e tërmetit apokaliptik në Turqi dhe Siri duke mbajtur një minutë heshtje.

Për 60 sekonda mijëra protestues kanë heshtur për të nderuar kujtimin e viktimave.