Transmetuar më 11-02-2023, 12:55

Tiranë- ka nisur me këndimin e Himnit Kombëtar protesta e opozitës në Tiranë. Ndërkohë që në sfond luhej himni, kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët e opozitës e ndalën hapin. Ndërsa turma e demokratëve ngritën dy gishtat lart.

Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion.

Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.