Transmetuar më 11-02-2023, 12:29

Barcelona e Xavi Hernandez e ka nisur vitin 2023 si një rul. Ajo ka fituar tashmë një titull, Superkupën e Spanjës, ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe kryeson i vetëm në La Liga, 8 pikë para Real Madridit.

Disa numra që ju lejojnë të shikoni ballë për ballë Barcelonën tjetër që bëri histori në dekadat e fundit. Tani për tani, Barça ka 10 fitore radhazi: pesë në La Liga, tre në Kupën e Mbretit dhe dy në Superkupë.

Edhe pse më skrupulozët do të mund të thonë se ndeshja gjysmëfinale e Superkupës kundër Betisit përfundoi në barazim (2-2), pas kohës shtesë, e vërteta është se në fund Blaugranët shkuan në finale me penallti, kështu që mund të llogaritet në mënyrë perfekte si fitore.

Nëse Xavi arrin të mposhtë Villarrealin këtë të diel, ai do të barazojë rekordin e fitoreve të njëpasnjëshme të Pep Guardiolës, 11 të tilla, të arritura në sezonin e tij të parë (2008-2009). Kjo ecuri spektakolare, e cila zgjati gati dy muaj, përfundoi në shtëpi kundër Baselit (1-1), në fazën e grupeve të Champions League.

Xavi ka ende shumë për të bërë për të arritur rekordin absolut të fitoreve të Barcelonës. Frank Rijkaard arriti të shtojë 17 fitore radhazi në të njëjtin sezon: nga 22 tetori 2005 deri më 22 janar 2006, pandërprerë.

Lista e plotë e rivalëve të kapërcyer është e padiskutueshme: Osasuna, Málaga, Real Sociedad, Panathinaikos, Getafe, Real Madrid, Werder Bremen, Racing Santander, Villarreal, Udinese, Sevilla, Cádiz, Celta, Zamora, Espanyol, Zamora, Athletic dhe Alavés. Skuadra e ngarkuar për t’i dhënë fund kësaj serie të shkëlqyer ishte Zaragoza në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit në "La Romareda" (4-2).

Për të arritur këtë shifër mbresëlënëse, Barcelona do të duhej të bënte një përpjekje titanike, pasi rivalët e ardhshëm janë të konsiderueshëm, duke përfshirë Manchester Unitedin në ndeshjen e "Europa League" dhe Real Madridi në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit.