Transmetuar më 11-02-2023, 10:56

GJERMANI- Qëllohet me armë zjarri gruaja në Gjermani.

Mbrëmjen e djeshme, një çiklist ka shkuar drejt makinës së saj dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Por fatmirësisht plumbi e ka marrë 35-vjeçaren në pjesën e nofullës dhe nuk i ka shkaktuar probleme që mund t’i kushtonin jetën. Në momentin e ngjarjes, në makinën e gruas ishin tre fëmijët e saj, të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.

Sipas të dhënave të para, ata kanë mbetur të padëmtuar, por janë në gjendje shoku. Disa orë pas krimit pasditen e së premtes, Policia ka gjetur dhe arrestuatuar agresorin, një 41-vjeçar por nuk jep të dhëna të tjera lidhur me të. Ai është planifikuar të dalë para gjykatës, ku do të gjykohet për vrasje.

Sipas hetimeve të policisë, autori i dyshuar i veshur me të zeza ka shkuar me biçikletë drejt makinës së gruas, e cila në lëvizje. Më pas, ai qëlloi me armë zjarri, tha një zëdhënëse e policisë. Plumbi u përplas nga dritarja në anën e shoferit dhe e plagosi rëndë gruan, e cila është ende në sallën e operacionit. Por fatmirësisht pranë saj ndodhej një person, i cili ka ndërhyrë dhe i ka ndaluar gjakderdhjen të resë./BILD