Transmetuar më 11-02-2023, 10:40

Situata e Dani Alves përkeqësohet pas provave të fundit të ekspertizës së Gjykatës Hetimore numër 15 të Barcelonës, pasi një vajzë 23-vjeçare e kishte denoncuar për për**unim natën e 30 dhjetorit, në banjën e diskotekës “Sutton”.

Sipas “El Mundo”, gjykata ka marrë tashmë raportet mjeko-ligjore të çështjes, të cilat tregojnë se mbetjet e spermës së gjetur brenda trupit të viktimës i përkasin futbollistit brazilian, si dhe mostrat e mbledhura nga agjentët në dyshemenë e banjës së lokalit dhe ato që u gjetën në fustanin që “viktima” kishte veshur atë natë.

Në dosje janë edhe fakte që ajo ua dorëzoi vullnetarisht autoriteteve për analiza në Klinikën Spitalore, në të cilën u transferua nga patrulla “Mossos d’Esquadra”.

Të gjitha këto mbetje biologjike do të përputheshin me profilin gjenetik të futbollistit brazilian, gjë që mbështet versionin e “viktimës”, e cila denoncoi se ka pasur “depërtim” nga Alves pa lejen e tij, ndërsa ai, në një nga versionet e ndryshme që ka dhënë, thotë se 23-vjeçarja ka qenë dakord.

Me këto rezultate të Institutit Kombëtar të Toksikologjisë dhe Shkencave Ligjore për analizën e mostrave intravaginale të “viktimës”, duket se çdo ditë e më shumë po shtrëngohet laku gjyqësor ndaj ish-futbollistit të Barcelonës, lirimi i të cilit nga burgu do të komplikohej falë reagimit të shpejtë të “Mossos d’Esquadra”, që shkuan urgjent në lokal, ku gjetën provat dhe aktivizuan protokollin kundër rasteve të sulmeve seksuale.

Aktualisht, lojtari ndodhet në “Brians 2”, në një situatë ndalimi të përkohshëm pa kusht. Në javët në vijim do të jetë Gjykata e Barcelonës, ajo që duhet të zgjidhë ankesën e bërë nga Cristóbal Martell, avokati penal që mbron lojtarin, i cili kërkon lirimin e përkohshëm të tij nga burgu, ndërkohë që procedura po hetohet me aplikimin e masave të ndryshme.