Transmetuar më 11-02-2023, 10:03

Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e qetë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas “Cabaret Show”, thuajse të gjithë banorët kanë kaluar kohë bashkë në dhomën e gjumit, ku nuk kanë munguar të qeshurat dhe kënga.

Madje në një moment Luiz Ejlli ishte i shtrirë në një krevat me vajzat, ku mungonte Kiara Tito. Këngëtari i njohur shprehet se ndodhet mes yjeve dhe imagjino se si do ndihej gruaja kur ta gjente aty.

E sigurisht që moderatorja e gjeti Luizin të shtrirë aty në krevat mes të gjitha vajzave dhe i dha ‘ultimatum’ që të ngrihej nga aty.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Po shkoj të marr ujë, sa të vij unë të jesh çuar. More vesh? Koha filloi

Olta: Jo të jesh çuar, por të jesh te krevati e ta ngrohësh

Kiara: Ndryshe nuk ke për të ndenjur te krevati im

Armaldo: U çua pa ardhur ti

Luizi: Unë edhe e shty këtë krevat krejt