Transmetuar më 11-02-2023, 09:57

TIRANË- Kur mbeten edhe oak orë nga nisja e protestës së paralajmëruar në Tiranë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me një mesazh duke thënë se drejt Tiranës sot po marshon gjithë Shqipëria.

Postimi i Sali Berishes:

Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik! #sb

Opozita e organizon protestën me moton “Shqipërisë i dalim zot”. Ajo do të mbahet në sheshin përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”në orën 12:00.