Transmetuar më 11-02-2023, 09:52

SHBA- SHBA rrëzon një objekt të paidentifikuar mbi Alaskë me urdhër të Presidentit Biden.

Nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një balonë spiune apo një dron. Objekti po fluturonte në një lartësi prej 40,000 këmbësh (rreth 12 kilometra) që mund ta bënte atë të rrezikshëm për aviacionin civil, tha Pentagoni.

Urdhri për largim u dha "për çdo rast", thanë autoritetet.

Një zëdhënës i Pentagonit tha të premten se objekti ishte "afërsisht sa një makinë e vogël".

Në momentin e rrëzimit, i cili u krye nga një avion luftarak F-22, objekti po fluturonte mbi një zonë pak të populluar në skajin verilindor të Alaskës, pranë kufirit me Kanadanë. Mbeturinat ranë në ujërat territoriale të SHBA. Në vendngjarje u organizua menjëherë një operacion i gjerë për gjetjen e rrënojave.

Origjina e saj nuk dihet. "Ne nuk e dimë se kush e zotëron atë, një qeveri, një kompani apo një individ," tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Objekti është lokalizuar pasditen e së enjtes. Ai u afrua nga një luftëtar dhe u zbulua se ishte pa pilot, informacion që mësoi Presidenti Biden.

Për momentin, raporton New York Times, nuk ka asnjë indikacion nëse objekti mbante pajisje spiunazhi. Incidenti vjen një javë pasi një balonë spiune kineze u rrëzua mbi brigjet e Atlantikut.