Transmetuar më 10-02-2023, 23:20

ITALI- Panik dhe frikë në Festivalin e Sanremo 2023! Një çantë e dyshimte është gjetur pranë teatrit Ariston. Brenda çantës kishte barut, plumba dhe fitila. Zbulimi u bë pasditen e sotme në një rrugë anësore të via Fiume në Sanremo, në qendër të qytetit.

Çanta ishte në tokë pranë një skuteri të parkuar në një rrugë jo shumë larg teatrit, rreth 500 metra larg, jashtë zonës së kuqe që kontrollohet nga policia.

Corriere della Sera shkruan se pavarësisht materialeve që kishte, çanta nuk përbënte rrezik pasi i mungonte një kompenent që të shpërthente. Nuk dihet ende se kush mund ta ketë lënë atë çantë aty.