Transmetuar më 10-02-2023, 22:28

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Bledit dhe Luizit.

Luizi i tha Bledit se tashmë e ka kuptuar që ai ka ardhur me qëllimin për ta sulmuar atë.

Kurse shtoi se nuk e ndjen si konkurent për sa kohë ai ka imunitet.

Luizi: Për sa kohë ke imunitet, nga unë ke vetëm një “mirëmëngjes” dhe “natën e mirë.”

Bledi: Ti mua akoma nuk më ke testuar, unë jam i ri në këtë shtëpi.

Unë nuk do bëhem shok i ngushtë me asnjë. Do t’iu studioj në distancë.

Luizi: Unë nuk ia jap dorën askujt. Jemi të gjithë për një qëllim.

Bledi: As nuk e pretendoj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd