Transmetuar më 10-02-2023, 22:22

Stamboll- Tentoi të largohej nga vendi pas tragjedisë së tërmetit, arrestohet ndërtuesi në Stamboll.

Një kompleks pallatesh i quajtur “Rilindja” në Turqinë juglindore, u shemb plotësisht nga tërmeti i fundit, duke lënë mbi 800 njerëz të bllokuar ndërmjet rrënojave. Kompleksi kishte 250 apartamente dhe ndodhej në provincën Hatay.

Ndërtuesi i kompleksit, një biznesmen i quajtur Mehmet Yasar Coskun u arrestua në aeroportin e Stambollit me një shumë të madhe parash, duke përgatitur të largohej nga vendi drejt Malit të Zi.

Autoritetet turke po hetojnë nëse ndërtuesi ka përdorur materiale me cilësi të dobët ose nuk ka ndjekur rregullat e duhura në ndërtimin e ndërtesave.

Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag deklaroi se "Përgjegjësit do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë".