Transmetuar më 10-02-2023, 18:51

Turqi- Përplasja fatale e pllakave tektonike krijoi një tërmet shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.Tërmeti ka lënë nga pas gjurmë gati të frikshme.

Në Hataj është raportuar se është krijuar një çarje gjigante me një thellësi 30 metra dhe një gjerësi rreth 200 metra.

Toka e hapur ka ndarë një fushë të mbiell me ullinj në mes të fshatit Tepehan të rrethit Hatay. Banorët vendas rrëfyen se tërmeti u ndje shumënë zonë dhe u shoqërua edhe me zhurmë.

Gropa e krijuar ka friksuar banorët të cilët përveç dëmit ekonomik, ndihen të pasigurtë. Sipas CNN Turk, të tjerë banorë thanë se gjatë tërmetit kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë parë një dritë jeshile në të njëjtën zonë.

“Ishte një shpërthim i madh, nuk e pashë, por dëgjova një zë. Kur shkova të shihja këtë mëngjes, për fat të keq, pashë një gërmadhë të tillë nga kjo anë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”, tha Aziz Gunduz, një nga banorët.