Transmetuar më 10-02-2023, 18:33

Tiranë- Partia Socialiste u ka kërkuar mediave të mos publikojnë të dhëna nga aplikacioni ‘Aktiv1sti’, ndryshe do përballen me ligjin. PS shton se informacioni në fjalë nuk është tjetër veçse një produkt i veprës penale, dhe cënon rëndë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit dhe për pasojë, selia rozë thekson se do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike.

TIRANË- Partia Socilaiste kërkon që mediat në Shqipëri të mos publikojnë asnjë të dhënë të të siguruara nga aplikacioni ‘Aktiv1sti’, qofshin të plota apo të pjesshme, në të kundërt paralajmëron se gazetarët do të përballen me ligjin. Në një kërkesë zyrtare drejtuar mediave, PS shkruan se çdo e dhënë e dalë nga aplikacioni që konsiderohet një mjet komunikimi i Partisë Socialiste dhe pronë e selizë rozë, është e siguruar në mënyrë të kundraligjshme dhe se kodi penal në Shqipëri ka kriminalizuar ndërhyrjet e paautorizuara kompjuterike. Në kërkesën e saj, PS kërkon që edhe mediat të cilat kanë publikuar të dhëna deri më tani, t’i fshijnë ato për të shamngur pasojat, pasi gjithçka do të ndiqet nga selia rozë në mënyrë ligjore. PS shton se informacioni në fjalë nuk është tjetër veçse një produkt i veprës penale, dhe cënon rëndë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit dhe për pasojë, selia rozë thekson se do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike.

Kërkesa e plotë:

Partia Socialiste e Shqipërisë është njohur me raportimet e mediave për të dhëna personale të personave që pretendohet të kenë shkarkuar dhe përdorur platformën “Aktiv1st”. Partia Socialiste e ka denoncuar publikisht dhe ka njoftuar ndjekjen e rrugëve ligjore për ndërhyrjen e paligjshme në infrastrukturën e saj elektronike, konkretisht aplikacionin “Aktiv1st” dhe më tej manipulimet e kryera me qëllim mbi të dhëna të caktuara të marra në shkelje të ligjit. Sikurse është bërë e qartë publikisht, aplikacioni “Aktiv1st” është një mjet komunikimi i Partisë Socialiste i cili mund të shkarkohet lehtësisht nga çdo invidid që ndodhet në Republikën e Shqipërisë. Aplikacioni gjendet lehtësisht në Playstore dhe Appstore për të dyja sistemet e operimit celular Android dhe IOS. Regjistrimi në aplikacion si në çdo aplikacion kërkon disa të dhëna bazike që përshtaten me tipologjinë e aplikacionit. Të dhënat e plotësuara nga përdoruesi, përveç emrit dhe mbiemrit të cilat janë njëkohësisht edhe llogaria e tij në aplikacion, nuk shfaqen tek përdoruesit e tjerë. Këto të dhëna qëndrojnë në llogarinë e përdoruesit, mund ti shohë vetëm individi i regjistruar dhe nuk shfaqen në asnjë hapësirë tjetër. Askush, përfshirë edhe vet PS-ja si krijuese e aplikacionit nuk ka autorizim prej përdoruesve që të kryejë publikimin e të dhënave.

Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon nga mediat audiovizive, mediat elektronike dhe të gjitha platformat e portalet online që të refuzojnë në çdo rast publikimin e të dhënave të pjesshme apo të plota qofshin ato, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në paltformën elektronike “Aktiv1st”, pronë e P.S.SH si dhe të fshijnë cdo informacion nga përmbajtja e faqeve të tyre të internetit të publikuar deri tani. Sjellim në vëmëndjen tuaj se Kodi Penal i RSH (neni 186/a K.P, 192/b, 239/a, 293/b, 293/c) ka kriminalizuar ndërhyrjet e paautorizuara kompjuterike, përgjimin e të dhënave kompjuterike, ndërhyrjet e paautorizuara në të dhënat kompjuterike etj, dhe çdo posedim i të dhënave të përfituara nga kryerja e veprave penale sjell pasoja sipas ligjit. Gjithashtu, të dhënat e siguruara nga ndërhyrja e kundraligjshme nuk mund dhe nuk duhet të publikohen në asnjë rast nga ana e mediave pasi këto të fundit nuk kanë statusin ligjor për një veprim të tillë në bazë të parashikimeve të ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Neni 6 dhe 7 të ligjit 9887/2008 kërkon domosdoshmërisht marrjen e pëlqimit në mënyrë të qartë nga subjekti i të dhënave persoanle, në të kundërt publikimi i tyre bie automatikisht në paligjshmëri. Publikimi i të dhënave të përfituara nga kjo ndërhyrje vjen në kundërshtim edhe me ligjin Nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodin Etik të medias shqiptare pasi informacioni në fjalë nuk është tjetër veçse një produkt i veprës penale, dhe cënon rëndë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit. Partia Socialiste e Shqipërisë do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike. Duke i’u falenderuar për bashkëpunimin, Partia Socialiste e Shqipërisë.

Aplikacioni ‘Aktiv1sti’ u rikthye në qendër të vëmendjes së mediave, katër muaj pasi u lançua kur një databazë me të dhëna nisi të qarkullonte. Fillimisht u raportua se ajo databazë kishte emrat e të gjithë përdoruesve, por më pas, Dosja.al mësoi se bëhet fjalë për një databazë me pagat e punonjësve të institucioneve në Shqipëri.