Transmetuar më 10-02-2023, 17:30

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se numri i personave që humbën jetën në tërmetet me qendër Kahramanmaraş është rritur sërish orët e fundit.

Pasdrekën e sotme, Erdogan tha se është ulur në 77,111, numri i të plagosurve dhe është rritur në 19,388 numri i të vdekurve.

Kjo shpjegohet me dy faktorë. Së pari me gjetjen e vazhdueshme të trupave nën rrënoja dhe së dyti me faktin se disa të plagosur nuk ia dalin dot.

Sakaq numri i vdekjeve në Sirinë fqinje është vendosur në 3,377, duke çuar në një numër të përgjithshëm të vdekjeve prej 22,765. /noa.al