Transmetuar më 11-02-2023, 08:50

Intervistë e gjatë e Gigio Donnarumma për "L’Equipe". Portieri italian i PSG-së ka rrëfyer mbërritjen e tij në Francë pas fitores në Europian, rivalitetin e ashpër për titullar me Keylor Navas: "Këto janë përvoja që të ndihmojnë, të bëjnë të rritesh, sidomos kur je i ri.

Nuk ishte e lehtë, duhet të dish si ta trajtosh situatën dhe të jesh gati sa herë që luan. Me Keylor shkuam mirë, jemi dy djem pozitivë, e kemi marrë mirë. Të dy u përpoqëm të ndihmonim skuadrën, e cila është e vetmja gjë e rëndësishme”.

Sipas Donnarumma, nuk ishte presioni i tepruar që e shtyu atë të bënte gabimin në “Bernabeu”, i cili do t’i kushtonte parizienëve eliminimin në Champions League nga Reali: "E jetova atë ndeshje si gjithë të tjerat.

Ndihem fajtor, por shumë i zhgënjyer. Ne fitojmë të gjithë bashkë dhe humbim të gjithë bashkë. Ajo ndeshje nuk shkoi mirë, duhet të vazhdojmë dhe të japim gjithçka për të fituar sërish, duke filluar nga ndeshja e radhës kundër Bayernit.

Këtë sezon, trajneri ka vendosur një hierarki të qartë dhe e falënderoj për besimin e tij. Pavarësisht nëse ishte Keylor apo unë titullar, duhej bërë një zgjedhje. Ishte e rëndësishme për të gjithë".