Transmetuar më 11-02-2023, 08:06

Matilde Mourinho, vajza e parë e "Special One", prej disa vitesh është duke u konfirmuar si stiliste bizhuterish. Ajo ka marrë çmime në këtë profesion. Shtypi anglez, që nuk i jep asgjë askujt, e ka vlerësuar shpesh për krijimet e saj eko të qëndrueshme.

Tani një tjetër hap i rëndësishëm ka ardhur për të dhe "bizhuteritë Matilde". Vajza e Jose Mourinho, trajnerit të njohur të futbollit, ka hapur një dyqan në Londër. Madje babi "Mou" e ka vlerësuar, duke komentuar me zemra dhe duartrokitje imazhet e dyqanit në Instagram.

Dyqani i porsa hapur, këtë fundjavë do t’ju japë mundësinë për të blerë bizhuteri, për të marrë piercing dhe madje për të pirë një kafe me biskota. Të gjitha të firmosura nga Matilde, stilistja e bizhuterive, e cila nuk është më vetëm bija e Mourinhos, por ka mësuar të shkëlqejë me dritën e saj.