Transmetuar më 10-02-2023, 14:54

Tiranë- Gjykata e Tiranës do të hapë çështjen në lidhje me denoncimin për një ngjarje të rëndë të ndodhur në kryeqytet. Prindërit e një foshnjë akuzojnë QSUT-në se fëmija i tyre është infektuar me HIV në ambientet e Pediatrisë kur ka qenë i shtruar.

Apeli mësohet se ka urdhëruar gjykatën që të hapë çështjen e foshnjës me HIV. Vendimi për hapjen e çështjes, pas apelit të prindërve.

Ngjarja në fjalë u denoncua nga prindërit ku treguan se si u infektua fëmija i tyre, ndërkohë që ata rezultojnë negativ.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd