Transmetuar më 10-02-2023, 14:49

Peter Ndlovu është një legjendë e vërtetë e Zimbabvesë. Ai ishte ndër yjet e Premier League në fillim të viteve 1990, duke veshur fanellat e Coventry, Birmingham, Huddersfield dhe Sheffield. Po kështu u bë futbollisti i parë afrikan që shënonte në historinë e divizionit të lartë anglez.

Në karrierën e tij si sulmues, Ndlovu ka përballuar shumë beteja sportive, por këtë herë "ndeshja" e tij më e rëndësishme është luajtur në gjykatë. Ish-sulmuesi, në fakt doli përpara Gjykatës së Lartë të Johanesburgut (Afrika e Jugut) për t’u përballur me akuzat e bëra nga nëna e dy prej fëmijëve të tij të shumtë.

Ky i fundit ka argumentuar para gjyqtarit se nuk mund të paguajë ushqimin që i kërkohet për dy fëmijët, pasi tashmë po merret me mbajtjen e 11 fëmijëve të tjerë. Ja çfarë tha ai: "Unë kam 13 fëmijë, duke përfshirë këta të dy.

Jam i detyruar të kontribuoj dhe të kujdesem për të gjithë fëmijët e mi. Asnjëherë nuk jam informuar për shtatzëni apo lindje të mëvonshme dhe nuk ka asnjë komunikim mes nesh, për më tepër nëna nuk më lër t’i shoh".

Zonja kërkon 1600 euro në muaj. Një shifër që sipas ish-sulmuesit nuk e ka në dispozicion: “Këtë kërkesë nuk mund ta plotësoj, sepse kam shpenzime dhe detyrime të tjera. Mos më bëni zbritje prej 1600 eurosh në muaj nga paga ime”.

Morali i historisë? Apeli në Gjykatën e Lartë të Johanesburgut vendosi se Ndlovu do të duhet të paguajë 641 euro në muaj për nënën e dy fëmijëve të tij.