Transmetuar më 10-02-2023, 14:03

Vivien është kthyer në një ndër konkurrentet më të komentuara në "Big Brother VIP Kosova", herë për lidhjen me Getinjon e tani pas përplasjes së ashpër me Julianën.

Personazhet brenda shtëpisë komentohen shpesh nga personazhet publike jashtë saj, siç është komentuar së fundmi Vivi nga Arbenita. Modelja ka treguar se ajo nuk i pëlqen aspak teksa shpërthyer keq ndaj saj.

Arbenita ka publikuar në Instastory një foto të Vivit dhe e ka cilësuar si "palaço, djall dhe bretkosë".