Transmetuar më 10-02-2023, 12:41

Olta Gixhari e ka quajtur Luiz Ejllin lojtarin më të fortë të këtij “Big Brother VIP”. Aktorja e njohur së bashku me dy të nominuarat e tjera, Dea Mishel dhe Tea Trifoni, u ulën mbrëmjen e djeshme përpara banorëve duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Pyetja që këngëtari u bëri të tri banoreve ishte: “Kush mendosni se është lojtari më i fortë në shtëpi?”.

Dea dhe Tea zgjodhën si lojtar më të fortë Armaldo Kllogjerin, ndërsa Olta pasi u mendua pak iu drejtua Luizit:

“Ti luan shumë fort Luiz. Këtë nuk ta mohoj dot. Është gjë tjetër nëse mua më pëlqen loja që bën ti apo jo. Ti luan shumë fort dhe je në gjendje të krijosh situata ku mund të përfshish gjithë shtëpinë. Deri tani unë këtë nuk e kam bërë dot. Nuk po them që jam përpjekur, por deri aty nuk kam shkuar. Nuk e di a do shkoj, por ty të shoh lojtar të fortë”.