Transmetuar më 10-02-2023, 12:21

Një shitje rekord, ose pothuajse. Një fanellë e nënshkruar nga Kobe Bryant dhe e veshur prej tij në sezonin 2007-2008 u shit në ankand nga “Sotheby’s” për 5.849.700 dollarë, pak më pak se 5.5 milionë euro.

Kjo është shuma e dytë më e lartë e paguar ndonjëherë për fanellën e një basketbollisti. Primati absolut i takon topit të Michael Jordan në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së më 1998, e shitur në ankand shtatorin e kaluar për 10 milionë dollarë.

Në klasifikimin absolut, mes Jordan dhe Bryant shkëlqen kampioni argjentinas Diego Armando Maradona. Fanella e e “Pibe de Oro”, e veshur në Kupën e Botës 1986 gjatë ndeshjes kundër Anglisë, ajo e “Dorës së Zotot”, u shit majin e kaluar për 9.28 milionë dollarë.

Fanella e Bryant, e shitur në “Sotheby’s”, ishte veshur nga kampioni i Lakers më 7 maj 2008 në “Staples Center”, kur mori çmimin MVP.