Transmetuar më 10-02-2023, 12:28

Vlorë- Jep dorëheqjen deputeti i PD Vlorë, Fation Veizaj. Vendin e tij e zë Gëzim Ademaj.

Më 16 shkurt, kur nisi sesioni i ri parlamentar, Fation Veizaj njoftoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla për dorëheqjn e tij.

“Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse…”, shkruan Veizaj ndër të tjera në mesazhin e tij.

“Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.”