Transmetuar më 10-02-2023, 11:54

Durrës- Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë për babain monstër nga ky qytet i cili tentoi të shiste beben e pa lindur për 5 mijë Euro.

Përfaqësuesja e akuzës, duke iu referuar denoncimit të rastit në një emision investigativ, e cilësoi flagrant rastin dhe pse në tentativë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Prokurorja Anila Bebeçi kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Embrah Nuredinin nga Elbasani dhe me banim në Durrës.

Para gjyqtarit Vladimir Skënderi Nuredini mohoi akuzën e bërë, duke thënë se nuk do të shiste fëmijën e tij pasi ai ka dhe 5 fëmijë të tjerë për të cilët kujdeset. Para gjykatës ai u paraqit pa avokat mbrojtës pasi situata e tij ekonomiko-financiare nuk ia lejon. Edhe avokatja e caktuar kryesisht mbrojti klientin e saj duke deklaruar se vepra penale nuk është kryer dhe kërkoi arrest shtëpie, bazuar dhe në rolin e Nuredinit si i vetmi që siguron ushqim për familjen përmes mbledhjes së kanaçeve.

SKANDAL/ Prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun e nënës! Babai bën pazaret: Bëj ç’të duash me beben, s’më intereson! "Dua të shkoj te fëmijët dhe nuk e di si e kanë bërë këtë. Atë ditë kam qenë i pirë. Unë jam i vetmi që e mbaj familjen me ushqim. Mbledh kanaçe. I dua fëmijët”– tha para gjykatës babai që vuri në shitje fëmijën e tij.

Gjyqtari theksoi se ligjvënësi parashikon burgim nga 10-20 vjet për “Trafikim të të miturit”, pasi vepra penale ka rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ndaj e la në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë nën hetim është edhe bashkëshortja e tij shtatzënë.

Të dy bënë marrëveshje me të infiltruarin e emisionit investigativ në TCH për të shitur foshnjen që do t’u lindte kundrejt pagesës prej 5 mijë eurosh.