Transmetuar më 10-02-2023, 10:41

Messi apo Ronaldo, Cristiano apo Lionel. Gjithmonë ata. Vitet 2010 ishin padyshim ato të duopolit mes portugezit dhe argjentinasit, të cilët gjatë sezoneve të fundit kanë ndarë trofe, faqe të para dhe rekorde për sa iu përket golave. Por sa gola kanë shënuar Messi dhe Cristiano Ronaldo në karrierën e tyre profesionale mes klubeve dhe kombëtareve të para? Tani argjentinasi luan për PSG-në, ndërsa portugezi i është bashkuar Al-Nassr. Ja të gjithë numrat monstruozë të dy lojtarëve, fitues të 12 "Topave të Artë". Një sfidë në distancë që po vazhdon me fanellat e reja (pa marrë parasysh golat me ekipet kombëtare të të rinjve, sezonin e Messit me Barcelonën B dhe Barcelonën C, mes amatorëve, as Ronaldon me Sporting B).

CR7 kapërceu “murin” e 500 golave në kampionat

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti absolut i sfidës së mbrëmshme mes Al-Nassr të tij dhe Al-Wehda. Ai realizoi "poker" dhe u ngjit në kuotën e 503 golave në të gjitha ligat (kampionatet) kombëtare ku ka luajtur.

CR7 përjetoi një tjetër mbrëmje historike të karrierës së tij të jashtëzakonshme. Ai e bëri këtë në Mekë, në një ndeshje të vlefshme për javën e 16-të Pro Ligës Saudite. Kampioni luzitan, në minutën e 21-të, i servirur nga Ghareeb, depërtoi në zonën e rreptësisë kundërshtare dhe me një gjuajtje me këmbën e majtë, nga një kënd i ngushtë, shënoi golin që zhbllokoi ngërçin.

Një gol jo si çdo tjetër, por me vlerë historike. Për Ronaldon, në fakt ishte goli i 500-të i karrierës në rang klubesh. Por kjo nuk është e gjitha. Kampioni portugez vazhdoi më pas shfaqjen e tij shumë personale në pjesën e dytë. Në minutën e 51-të konvertoi një goditje dënimi në gol dhe në minutën e 61-të kompletoi "pokerin" me portën e zbrazët.

Kështu, Cristiano Ronaldo është ngjitur në kuotën e 503 gola në kampionat, të shpërndarë në pesë liga (skuadra) të ndryshme: 3 me Sportingun e Lisbonës, 103 me Manchester United, 311 me Real Madridin, 81 me Juventusin dhe 5 me Al-Nassr.

GOLAT ZYRTARË TË RONALDOS

GOLAT ZYRTARË TË MESSIT