Transmetuar më 10-02-2023, 10:00

Turqi- Qindra njerëz dhe fëmijë janë varrosur në rrënojat e shtëpive të tyre, me shpëtimtarët që po luftojnë me kohën dhe të ftohtin për t’i nxjerrë të gjallë.

Ndër videot tronditëse që vazhdojnë të dalin në dritë është ajo e një babai që po gërmon në mënyrë të dëshpëruar rrënojat e shtëpisë së tij, pasi vajzat e tij janë bllokuar poshtë.

Ai i thërret dhe gërmon me duar rrënojat, për të shpëtuar vajzat e tij. Babai nuk e humb shpresën dhe vazhdon të kërkojë shpresën nën rrënoja.