Transmetuar më 10-02-2023, 04:44

Ndërsa në Turqi është shpallur zi kombëtare për shkak të tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş, dy gra në moshë të re, 27 dhe 21 vjeçe, guxojnë të luten për shkatërrim tjetër.

Dy femrat po transmetonin drejtpërdrejt nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale dhe thanë:

"Zoti im, jepi këtij vendi një tjetër tërmet. Inshallah, le të bëhet sërish tërmet, le të shkatërrohet”.

Kjo thirrje që erdhi ndërsa mbi 21 mijë njerëz kanë vdekur dhe 80 mijë të tjerë janë plagosur, ka ngjallur reagim nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Një hetim ka nisur pas reagimeve në qytetarëve të shtangur.

Dy të dyshuarat u arrestuan nga ekipet e Drejtorisë së Sigurisë së Degës së Sigurisë së Ankarasë. /noa.al