Transmetuar më 10-02-2023, 08:25

18 mijë e 342 persona humbën jetën dhe 74 mijë e 242 persona u plagosën nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, Turqi, të cilët cilësohen si “katastrofa e shekullit”.

Sakaq në Siri raportohet për 3.377 të vdekur duke çuar numrin e përgjithshëm deri tani në 22 719.

Shifra ka tejkaluar 20,000 që Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte parashikuar fillimisht kur goditi tërmeti për herë të parë. Por numri i të vdekurve pritet të rritet në ditët në vijim pasi ka ende njerëz nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura.

Katastrofa në Turqi dhe Siri renditet si fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse natyrore këtë shekull, përpara tërmetit dhe cunamit të Japonisë në vitin 2011 dhe duke iu afruar 31,000 të vrarëve nga një tërmet në Iranin fqinj në 2003.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd