Transmetuar më 09-02-2023, 23:32

Banorët janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të intervistuar tre të nominuarat, Dean, Tean dhe Oltën. Pyetja që Kiara i drejtoi Oltës ishte: A të vjen keq që pas këtij nominimi u prish miqësia jote me Dean? Dhe pas kësaj pyetje Olta u përgjigj se është mërzitur me reagimet që ka pasur Dea ndaj saj pas largimit të Amosit.

Dea nga ana tjetër u shpreh se me Oltën është afruar prej Amosit, por nuk e quan veten pjesë të lojës së Oltës, duke theksuar se nuk i pëlqen loja që ajo bën.

Dea: Jemi afruar prej Amosit, por kur janë bërë bisedat për nominimet nuk kam qenë dakort. Kur iku Amosi pata një reagim shumë emocional, por në thelb i qëndroj përshtypjes sime që këtu brenda Olta ka më të rëndësishme lojën sesa marrëdhëniet personale që ndërton me njerëzit. Dhe duke qenë se unë jam njeri i ndjeshëm dua ta ruaj veten nga kjo gjë. Për sa kohë jam këtu brenda nuk më pëlqen loja që unë mendoj se Olta bën dhe nuk dua të jem pjesë e kësaj loje.