Transmetuar më 09-02-2023, 23:08

Tiranë- Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga tentativat e ish kryetarit Lulzim Basha për të bërë koalicion me PS.

I ftuar në "Now", Berisha tha se këtë gjë ia ka thënë këshilltari kryesor elektoral. Ai tha se nuk e ka pranuar në mënyrë absolute këtë gjë.

"Javën e fundit të zgjedhjeve mua më ka ardhur në zyrë këshilltari kryesor elektoral dhe më thotë, në qoftë se s’fitohen zgjedhjet çfarë mendon për një koalicion me Partinë Socialiste, i them unë nuk e mbështes, por në qoftë se bëhet do bëj gjithçka kundra tij. Kaq ishte biseda me të,"- tha Berisha