Transmetuar më 09-02-2023, 22:58

Luizi parashikon pse ka hyrë kejsi në Big Brother.

Së fundmi gjatë një bisede të zhvilluar në kuzhinë mes Oltës dhe Luizit, ku prezent ka qenë dhe banorja më e re, Kejsi Medini, këngëtari ka habitur me deklaratën e tij.

“Kejsi ka ardhur këtu me një porosi të veçantë, të acaroi Kiarën.”- ka thënë Luizi në kuzhinë.

Ndërkohë kujtojmë se që në hyrje të saj, Kejsi është shprehur se i pëlqen shumë Kiara. Gjatë një bisede që ka bërë me moderatoren e njohur, Kejsi nuk ka ngurruar të fus xixat mes çiftit duke i thënë Kiarës se sa e bindur ishte për lidhjen që kishte me Luizin dhe nëse ai kishte apo jo dikë tjetër jashtë.

Sa i përketë deklaratës së Luizit ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka dashur të thotë këngëtari, megjithse po bëhet shpejt viral në rrjet.