
Në një bisedë me banorët, Luizi shpreh dëshirën për të qënë në një televotim me Oltën.
Ai shprehet se nëse do ti jepej mundësia të hapte “Kutinë e Pandorës” kjo do të ishte zgjedhja e tij.
Dea i tha se dhe ajo tani mendon po njësoj si Luizi. Ajo pohoi se ndan të njëjtin mendim me të sepse kjo do ishte vërtet loja e duhur.
Sipas Luizit mes dy banorëve të fortë, është gjithmonë i treti që eliminohet nga gara.
Nominimet janë diskutimi më i shpeshtë që banorët kanë me njëri tjetrin brenda shtëpisë.
Fushata e Luizit për të mbledhur firmat e banorëve ende vazhdon.
Ai tha se qëllimi i tij është të mbledhë firmat e të gjithë banorëve për të goditur Oltën, Armaldon dhe Kristin.
Luizi u shpreh se duke mbledhur firmat e të gjithë banorëve ai do të sulmojë lojtarët e fortë dhe jo ata të dobët.
Ditën e sotme, Luizi i ofron një marrëveshje disa prej banorëve ku ndër ta ishte dhe Dea Mishel.
Ai i kërkon firmat secilit prej tyre në një fletë të bardhë. Banorët që firmosin automatikisht bëhen pjesë e grupit të tij.
Luizi shprehet se të gjithë këtë e bënë me qëllim që të vendos në lojë banorët e tjerë.
Edhe pse Dea hodhi firmën në fletën e bardhë, ajo i tha Teas se Luizi nuk duhet të mendojë se ajo do e mbrojë ndonjëherë atë.