Transmetuar më 09-02-2023, 21:01

Si një çift i vërtetë, Kiara dhe Luizi kanë nisur zënkat dhe debatet.

Ditën e sotme është Kiara ajo që është mërzitur me Luizin dhe arsyeja mund të duket pak ‘absurde’.

Ndryshe nga çdo ditë tjetër ku e zgjon Kiarën me lule, përqafime dhe përkujdesje, sot Luizi ka zgjedhur të mos e përshëndesë. Kjo sipas tij pasi ai ishte i mërzitur sot, madje në një bisedë me Armaldon ai tha se ka qarë gjatë gjithë mëngjesit.

Moderatorja i është drejtuar këngëtarit duke i thënë se nuk mund të merret me luhatjet e tij.

“Mos të dukem gjë ndonjë hije apo shtyllë, që kalon dhe nuk thua mirëmëngjes. Je në terezi apo bën interesantin kot. Po ik o Luiz. Ky është problematik në maksimum. Një ditë vjen të flet, disa ditë kalon puth te krevati. Po ik ore se nuk merrem me luhatjet e tua. Këtu unë vë re që ska komunikim, se njeriu vjen, thotë “mirmengjes, nuk jam mirë sot. Jo të heshtë ashtu, unë si shtyllë betoni aty, pres të më vijë Luizi.” është shprehur Kiara.

Por kjo situatë mes tyre nuk zgjati për shumë gjatë. Luizi i tha Kiarës që ishte thjeshtë një moment që ai lëshoi veten, asgjë më shumë.

Pavarësisht refuzimeve të Kiarës, Luizi diti ta bëjë për vete ndërsa moderatorja i dha një mundësi. Luizi bën gjithçka për lojë, pa e përfshirë aspak marrëdhënien e tij me Kiarën. Madje, ai ka arritur në atë pikë sa e sheh si nënën e fëmijëve të tij. Teksa bisedonin në mbrëmje me njëri-tjetrin në shtrat, këngëtari i bëri Kiarës një premtim prekës.