Transmetuar më 09-02-2023, 18:47

Tiranë- Shumë shpejt paga minimale do jetë 40 mijë lekë.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhje me studentët, të cilët janë përfitues të bursave të lëndëve të shpallura si prioritet kombëtar ka dhënë një lajm të mirë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se shumë pak javë na ndajnë dhe paga minimale në vend shumë shpejt do të jetë 40 mijë lekë.

“Dua tju them një sekret, jemi ketu midis nesh dhe mbase është gjëja e duhur që të ndaj me ju. Paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë dhe kur them shumë shpejt, çështje disa javësh dhe do të fillojë të aplikohet brenda pak muajsh për të gjithë, ne nuk duam të ketë një pagë poshtë 40 mijë lekësh si në sektorin publik dhe privat”, u shpreh kryeministri Rama.

Por mesa duket kjo rritje do të vazhdojë dhe prioriteti i qeverisë është se dy vitet e ardhshme kjo pagë minimale synohet që të rritet më shumë se 40 mijë lekë duke e çuar atë në 45 mijë lekë.

“Kjo rritje është e duhura. Duke kontruibuar dhe qeveria me një mekanizem paga minimanle do të rritet në vijim, dhe brenda 2 viteve duam të rritet në 45 mije lekë. Besoj se ky është sekret deri sa të bëhet zyrtare”, u shpreh kreu i qeverisë.