Transmetuar më 09-02-2023, 18:24

TURQI-SIRI- Shifrat marrin përmasa të frikshme nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Nga abdetimi i fundit mësohet se numri i viktimave është të paktën 19,738, sipas autoriteteve. Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 16,546, me 66,132 të tjerë të raportuar të plagosur, tha të enjten Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri u ngjit në të paktën 3,192, përfshirë 1,930 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha dhe 1,262 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas mediave shtetërore siriane.

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura u rrit në 5,158, me 2,258 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 2,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët. Të paktën 71,290 persona janë plagosur në Siri dhe Turqi, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.