Transmetuar më 09-02-2023, 17:43

Tiranë- Gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, këngëtari Luiz Ejlli po shfaq dhe talentin e tij në muzikë, ku një pjesë e publikut e kishte harruar, për shkak se ai ishte prej disa vitesh jo aktiv.

Një prej këngëtarëve që Luizi i këndon shpesh këngët e tij është dhe reperi nga Kosova, Getoar Selimi, ose i njohur ndryshe me emrin e artit si “Ghetto Geasy”.

Pas disa ditëve, reperi ka vendosur të reagoi përmes videove në “Instastory”.

Ai e quajti Luizin “BABA” duke treguar kështu që e përkrah publikisht për fitoren e madhe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd