Transmetuar më 09-02-2023, 17:08

Ditën e sotme, shtetasi Defrim Pashaj, 40 vjeç, mbërriti në spitalin e Vlorës pasi në lagjen “10 korriku” ishte plagosur me armë zjarri nga Ledjon Zahaj 38 vjeç.

Dyshohet se konflikti ka ardhur pas një debati për ullinjtë ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë autorin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu.

Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi Defrim Pashaj aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.