Transmetuar më 09-02-2023, 16:25

Një person është plagosur me armë zjarri në Vlorë.
I plagosur ka mbetur shtetasi Defrim Pashaj, 40 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur te Uji i Ftohtë në zonën e quajtur si 7 pallatet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti me një tjetër person.
Falë reagimit të menjëhershëm të policisë është arrestuar në flagrancë autori i ngjarjes.
Ndërkohë, i plagosuri aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.