
Dy ditë pas tërmetit të fortë, që ka shkaktuar më shumë se 11 mijë të vdekur mes Turqisë dhe Sirisë, vendndodhja e Christian Atsu mbetet e panjohur. Pas një dite të parë të trazuar, në të cilën media të ndryshme portugeze pohuan se ai ishte shpëtuar me sukses nga rrënojat, burime nga klubi i Hatayspor e mohuan këtë version.
Në orët e para të së martës u tha se ish-futbollisti i Chelsea ishte gjetur dhe dërguar në spital për të trajtuar plagët e marra nga tërmeti. Zëvendëspresidenti i klubit, Mustafa Özat, pretendoi se kishte marrë konfirmimin se ganezi ishte shpëtuar dhe transferuar në spital, në kundërshtim me drejtorin sportiv, Taner Savut, i cili ishte ende i zhdukur.
I am currently in Istanbul.
The situation remains the same, Christian Atsu is yet to be found.
Unless I see Christian, or speak with him, I have no further updates. #prayforAtsu #PrayForTurkey
— Nana Sechere (@iAmNana7) February 9, 2023
Edhe vetë agjenti i sulmuesit konfirmoi për shtypin britanik se klubi e kishte informuar atë për shpëtimin. Por në një kthesë të çuditshme, skuadra turke pretendon se ende nuk ka mundur ta gjejë futbollistin ndërkombëtar nga Gana.
Siç shpjegoi për "Hurriyet" mjeku i Hatayspor, Gurbey Kahveci, ata shkuan për ta vizituar në spitalin ku duhej të ishte, por nuk e gjetën aty. Fatkeqësisht, ne pranojmë që Taner dhe Christian Atsu nuk janë gjetur për momentin”.
Agjenti i lojtarit, Nana Sechere, konfirmon se ende nuk e kanë gjetur vendndodhjen e tij, pavarësisht konfirmimit nga skuadra. “Pas përditësimit të djeshëm nga klubi se Christian ishte nxjerrë i gjallë, ne ende nuk e konfirmojmë dot vendndodhjen e Christian”.
Ndërkohë, trajneri i Hatayspor, Volkal Demirel, kërkon që shpëtimi i tij teorik të mos publikohet “pa qenë i sigurt”: “Njerëzit kanë familje dhe kjo shton shpresat, pikëllimet dhe dhimbjet. Ende nuk ka asnjë lajm nga Atsu dhe Taner Savut".
Milli hentbolcu Cemal Kütahya ve ailesi, Hatayspor menajeri Taner Savut ve futbolcu Christian Atsu’nun da yer aldığı bina, termal kameralarla izlendi: "Ölmek üzereler, vücut ısıları çok düşmüş."
Binada bine yakın insan vardı.
— Aykırı (@aykiricomtr) February 9, 2023