Transmetuar më 09-02-2023, 15:01

Fushë Krujë- Humb jetën mes flakësh i moshuari në Fushë Krujë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”.

Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.