
Ndërsa në shtëpinë e Big Brother VIP ka hyrë Kejsi, e bija e Sabianit, një vajzë bukuroshe, Kiara Tito është ndjerë xheloze.
Ajo sot ka vënë në pikëpyetje besnikërinë e Luizit duke druar se do të ketë telashe me probleme xhelozie kur të dalin jashtë:
Kiara: E di ça më acaron, se më dukesh pak mistrec.
Luizi: Në ç’kuptim?
Kiara: Nuk e kam për këtu në shtëpi, e kam për kur të dalim jashtë. Ke qejf të ngacmosh.
Luizi: Të dukem natyrë që e bëj?
Kiara: Po. E kam kuptuar këto kohët e fundit.
Luizi: Joo. Vjen një moment që…
Ndërkohë, në një bisedë më banoren më të re, Keisin, Kiara i flet më shumë për lidhjen e saj me Luizin.
Ajo shprehet se me karakterin që ka nuk do i kalonte lehtë të gjitha ato që ndodhën, por Luizi ia dha ndjesinë për t’i dhënë një mundësi të dytë.
Fakti që ai qëndroi afër saj, këmnguli gjatë gjithë kohës, e bënë atë të ndryshonte mendim.
Kiara thotë se në fillim nuk e besonte aspak dhe se Luizi kishte zero shanse me të pasi qëllimi i saj nuk ishte të krijonte nje lidhje.
Në lidhje me lojën e tij, fakti që shumica e banorëve tentojnë të krijojnë konflikte të kota me Luizin e bëjnë Kiarën të mendojë se janë false.