Transmetuar më 09-02-2023, 14:27

Suksesi i Big Brother VIP këtë sezon ka tejkaluar çdo pritshmëri, duke u bërë pjesë e jetës së çdo njeriu, madje edhe politikanëve.

Një prej tyre është deputeti i ‘Partisë së Lirisë’, Petrit Vasili, i cili së fundmi ka dhënë komentin e tij për vendimin që mori në Prime-in e kaluar, moderatorja Kiara Tito, e cila dërgoi në nominim: DeaMishel Hoxhën, Olta Gixharin dhe Tea Trifonin.

Vasili mendon se vendimi që mori Kiara ishte i bukur.

‘Shumë zgjedhje e bukur. Bravo’- komenton Vasili në një faqe që ka ngritur si pyetje nëse vlerësohet vendimi që mori Kiara.