Transmetuar më 09-02-2023, 14:15

Të paktën 14,351 njerëz u vranë dhe 63,794 të tjerë u plagosën nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore të hënën, tha të enjten nënpresidenti i vendit Fuat Oktay.

Ndërsa Mbrojtja civile e Sirisë ka rritur numrin e të vdekurve në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga opozita në të paktën 1,930, me më shumë se 2,950 të plagosur, raporton Reuters. Raporte të tjera flasin për rreth 3 mijë të vdekur në Siri.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, ndjenë lëkundje të forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

“Tërmeti preku një sipërfaqe prej përafërsisht 110,000 kilometra katrorë. Kjo është e barabartë ose më e madhe se sipërfaqja e shumë vendeve në Evropë.

"Ky tërmet është i treti më i madh që ka ndodhur që nga tërmeti i Anadollit të Madh të vitit 1668 dhe tërmeti i Erzincanit i vitit 1939 në 2000 vitet e fundit në gjeografinë e Anadollit," tha Oktay në parlamentin e vendit.

Gjatë një vizite në provincën jugore të Gaziantepit, presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: "Shteti ynë ka qenë në terren me të gjitha institucionet e tij duke filluar nga momenti i tërmetit".

Sipas Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), më shumë se 113,200 personel të kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren.

Gjithsej 28,044 njerëz u evakuuan nga rajonet e goditura nga tërmeti, tha AFAD në një deklaratë.

“Që nga ora 11:38 (0838 GMT), gjithsej 28,044 qytetarë u evakuuan nga zona e katastrofës, 4,607 me rrugë dhe hekurudha dhe 23,437 nga ajri.

Të evakuuarit po vendosen në zonat e akomodimit dhe bujtinat e përcaktuara nga zyrat e guvernatorëve provincialë dhe AFAD, shtoi ai.