Transmetuar më 09-02-2023, 14:00

Ndarja e Shakira dhe Piqué ka bërë që “lumenj boje” të rrjedhin, ky divorc ka prodhuar qindra artikuj dhe disa këngë. Po kështu iu ka marrë shumë e shumë ditë e muaj madje avokatëve të palëve për të arritur një marrëveshje. Këtë gjë e ka rrëfyer vetë avokati që ka përfaqësuar ish-futbollistin e Barcelonës gjatë gjithë këtij procesi, Ramón Tamborero.

Të shumtë janë ata që e mbajnë mend ende këngëtaren kolumbiane dhe futbollistin katalanas që hynë në një studio ligjore të Barcelonës për të finalizuar detajet e ndarjes së tyre. Pavarësisht se nuk ishin të martuar zyrtarisht, çifti ndante një shtëpi, por çështja më e ndjeshme ishte kujdestaria e fëmijëve. Më në fund pati marrëveshje.

Avokati i ish-mbrojtësit të Barcelonës, i përkushtuar ndaj çështjeve familjare, tregon se marrëveshja është vendimtare pa shkuar në gjyq. “Unë ua përsëris klientëve të mi: jepjuni fëmijëve qetësi, në mënyrë që të mendojnë se ndarja juaj nuk ka të bëjë me ata”, – theksoi avokati në “La Vanguardia”.

Në rastin e dy personazheve të famshëm nuk ishte e nevojshme t’ua kujtonte këtë parim professional: “Ata kanë bërë një përpjekje të madhe inteligjente për të mirën e fëmijëve të tyre, të cilët nuk ishin protagonist të divorcit”.

Shumë e ndjenë tashmë kur panë takimet e vazhdueshme që Shakira dhe Piqué zhvillonin për të arritur një marrëveshje. Tamborero thekson: “Mënjanë këngët e Shakirës, që ka publikuar së fundi (ku sulmon ashpër Pique dhe partneren e re të tij), marrëveshja mes tyre ka kërkuar një negociatë 7 mujore dhe me takime maratonë. Marrëveshja ishte komplekse dhe kërkonte takime përgatitore. Vetëm takimi vendimtar para nënshkrimit të marrëveshjes zgjati 13 orë”.

Avokati sqaron se “paratë nuk kanë qenë shkak konflikti mes dy palëve. Cili ishte problem më i madh? Fëmijët, kujdestaria e tyre. Tensioni mes të dyve në këtë pikë ishte maksimal”. Ai nuk shpjegon më shumë, vetëm përfundon: “Të dy kanë treguar inteligjencë të madhe”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd