Transmetuar më 09-02-2023, 13:40

Marash Kumbulla, qendërmbrojtësi i Romës, u bë protagonist i një nisme emocionuese bamirësie, në bashkëpunim me "Save The Children Italy", në ditëlindjen e tij të 23-të.

Lojtari shqiptar i verdhekuqve ka dhuruar materiale shkollore dhe lodra për vajzat e djemtë nga Burreli, një nga zonat më të varfra të vendit të tij, Shqipërisë.

Organizata ndau në profilet e saj sociale një video emocionuese nga momenti kur fëmijët morën dhuratat. “Dikush tha se lumturia është e vërtetë vetëm nëse ndahet dhe e qeshura e këtyre fëmijëve dëshmon se ai kishte të drejtë, – shkruhet në faqen e Instagramit të "Save The Children".

– Vajzat dhe djemtë që ndjekin Kopshtin 3 në Burrel të Shqipërisë morën sot një dhuratë të veçantë nga Kumbulla, me rastin e ditëlindjes së tij. Një ditë e veçantë për t’u ndarë, pa harruar të gjithë djemtë dhe vajzat e tjera që e gjejnë veten duke përjetuar vështirësi të mëdha në këtë moment historik.

Vështirësitë ekonomike që mundojnë Burrelin, një nga zonat më të varfra në Shqipërinë verilindore, detyrojnë shumë familje të bëjnë sakrifica të mëdha për t’iu mundësuar fëmijëve të tyre të shkojnë në shkollë. T’i mbështesësh ata do të thotë t’iu garantosh një fëmijëri më të qetë dhe mundësinë për të pasur një të ardhme ndryshe".